Autoritetet ruse konfirmojnë se Prigozhin ishte në avionin që u rrëzua

Autoriteti i Aviacionit Civil Rus ka konfirmuar se shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin ishte në mesin e 10 personave që ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar pasditen e së mërkurës në veri të Moskës. Më herët mediat e huaja raportuan se të gjithë personat e ndodhur në bord kishin vdekur.

Pak më parë, një kanal në telegram që besohet të jetë i lidhur me grupin Wagner tha se Yevgeny Prigozhin ka vdekur. Grey Zone shkroi se ai ishte “vrarë si rezultat i veprimeve të tradhtarëve të Rusisë”.

“Kreu i Grupit Wagner, një Hero i Rusisë, një patriot i vërtetë i Atdheut të tij – Yevgeny Viktorovich Prigozhin vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve ndaj Rusisë. Por edhe në ferr, ai do të jetë më i miri. Lavdi Rusisë”, shkroi Grey Zone në Telegram.

Përplasja e avionit erdhi pak muaj pasi ai e nisi ëagnerin në një marshim drejt Moskës, duke synuar të largimin e Putinit nga pushteti./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *