Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike, pasi një autobus u përfshi nga zjarri të shtunën në qytetin Nashik të rajonit perëndimor indian, Maharashtra, tha një zyrtar policor.
Më shumë se 30 të lënduar po trajtohen në një spital local, ndërsa hetimet po zhvillohen për ta zbuluar shkaktarin e zjarrit, tha një zyrtar tjetër policor në Nashik, qytet që ndodhet rreth 190 kilometra në veri të kryeqyetit financiar të Indisë, Mumbai.
Autobusi u përfshi nga zjarri, pasi goditi një cistern me naftë, sipas raportimeve të medieve lokale. Në rrjete sociale u shfaqën pamje ku autobusi shihej i përfshirë nga flaka e madhe.
I shokuar nga tragjedia e autobusit në Nashik. Mendimet e mia janë me ata që i kanë humbur të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi”, shkroi në rrjete sociale kryeministri indian, Narendra Modi, duke shtuar se familjeve të viktimave do t’u dhurohen nga 200.000 rupi (rreth 2.400 dollarë).