Një këngëtare e re por shumë e talentuar.
Bëhet fjalë për Aurela Makollin e cila sot ka publikuar këngën e saj më të re ‘Kosovë’, shkruan gazeta Neutral.
Ajo kësaj radhe zgjodhi t’i këndojë atdheut të saj.
Për muzikën e kësaj kënge është përkujdesur producenti Bini Diez, ndërsa për tekstin Donjeta Morina.
Dëgjojeni dhe shijojeni këtë këngë të re nga Aurela.