Atletico Madrid dhe Tottenham kanë arritur marrëveshje për futbollistin Matt Doherty.
Sipas “Sky Sport”, 31 vjecari do të huazohet deri në fund të sezonit te skuadra spanjolle me obligim blerje pas përfundimit të sezonit.
Mbrojtësi i djathtë pritet që sot t’i kryej vizitat mjekësore para se të firmos kontratën.
Në anën tjetër, Tottenham po tentoj të arrijë marrëveshje me Pedro Porron e Sportingut për ta zëvendësuar Dohertyn.