Atdheu dhe Andi zbulojnë se arsyeja e zënkës së tyre është ish-konkurentja e “Përputhen”

Atdhe Xharavina dhe Andi Artani janë dy ndër banorët e “Big Brother Vip Kosova”. Djemtë janë bërë të njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në programin “Përputhen”. Në atë kohë ata u bënë miq të mirë dhe ky raport vazhdoi edhe pas përfundimit të emisionit.

Por dicka ndodhi dhe miqësia e tyre u prish. Deri më sot ata nuk kishin pranuar asnjëherë të flisnin publikisht për këtë temë, por gjatë një sfide të BBVK ku duhet t’i përgjigjeshin pyetjeve që dilnin në ekranin e madh, ata “u detyruan” të flisnin për këtë temë.

ADVERTISINGPyetja ju drejtua Atdheut dhe ai tregoi versionin e tij.

Në atë periudhë Andi pati një romancë me ish-konkurenten e “Përputhen”, Sarën. Dyshja patën disa takime në program e duket se marrëdhënia e tyre vazhdoi edhe pas kamerave. Menjëherë pas ndarjes së tyre, Atdheu tregoi se Andi ka dalë me Sarën. Pas rrëfimit të tij, Andi reagoi duke u shprehur se ka qenë i gjithi një keqkuptim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *