Atdhe Xheravinës i bëhet ’atentat’, i’a ‘këpusin’ frenat e veturës, ja gjendja e tij

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharravina, është përballur me një situatë të papritur gjatë ditës së sotme, teksa po lëvizte me makinë.

Ai publikoi në Instagram disa foto ku tregonte se makina e tij “e kishte lënë në rrugë.”

Fillimisht ai shkruan: “Kur të lë makina në rrugë. Kush më ka mallkuar.”


Më tej, në një tjetër Instastory, Atdheu shprehet: “Ti që më ke mallkuar të mallkoftë Zoti. Rroftë karrotreci.”
Në fund, Atdheu ka ndarë një foto të makinës së tij, teksa shkruan se i është thënë nga mekaniku që problem në automjetin e tij është shkaktuar nga dikush që “i ka këputur frenat.”
“T’i ka këputur dikush frenat tha ky mekaniku. Domethënë atentat Atdheut, ndonjë serb se s’ka mundësi”- shkruan ai.
Atdhe Xharravina është një emër i lakuar shpesh në media krah emrit të moderatores Bora Zemani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *