Bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj është një nga konkurrentet në edicionin e këtij viti të spektaklit “Dance Albania”.
Kur kanë kaluar dy javë që nga nisja e spektaklit, Arta krahas një paraqitje sensuale dhe energjike ndaj saj nuk kanë munguar kritikat nga juria profesionale, por edhe vëmendje a publikut ka qenë e madhe ndaj saj.
Megjithatë, kjo nuk po e ndalon modelen që ta shijojë në maksimum këtë eksperiencë dhe disa imazhe nga performanca e fundit i ka ndarë edhe së fundmi për admiruesit e saj në Instagram.
Arta shihet në krahët e balerinit dhe partnerit të saj në vallëzim, Erind Sallahi teksa dukej e mahnitshme me një fustan të bardhë i hapur tek pjesa e shpinës dhe i çarë në të dyja anët duke ia theksuar këmbët e formësuara.
“Efekti i fluturës”, ka shkruar Nitaj sipër imazheve në të cilat ajo dukej si një balerinë e vërtetë.
Kujtojmë që në javë e parë të ‘Dance Albania”, Arta tregoi se gjithmonë ka ëndërruar të bëhet valltare, madje u shpreh “se ka ngatërruar profesion”.