Këngëtarja dhe ish banorja e Big Brother Vip 3 Arta Kabashi, ishte e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio.
Arta rrëfeu për eksperiencë e saj në shtëpinë e BBV dhe pak nga jeta e saj private.
Në një bisedë me Meritonin brenda shtëpisë, Arta nënkuptoi që është në një lidhje dashurie.
E pyetur në emision, këngëtarja nuk e mohoi aspak këtë fakt.
“Po ja kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur! Ajo që mund të them është se nuk është nga bota e muzikës” u shpreh Arta.