Arta Bajrami flet për herë të parë pas vdekjes së nënës

Këngëtarja Arta Bajrami ka folur për herë të parë pasi i vdiq nëna.

Ajo ka treguar se kjo periudhë s’ka qenë hiç e lehtë për të, derisa tha se nëna e saj vuante nga kanceri në gji.

“S’jam shumë në disponim të flas për këtë temë aq shumë, por më duhet ashtu siç kam folur për babain, do të flasë edhe për nënën. Nuk ka qenë periudhë e lehtë. Ka qenë periudhë kogja e vështirë, si për mua e si për Arbasin. Po, meqenëse mami ka qenë e sëmurë qe disa vite, 2-3 vite, edhe jemi kanë pak a shumë të përgatitun. Mami vuante nga kanceri në gji”, ka thënë Bajrami në “Mirage”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *