Arrestohet vëllai i deputetit të VV-së bashkë me dy tjerë për sulm ndaj policëve të Kosovës

Një raportim shqetësues vjen nga Veriu.info në lidhje me vëllain e një deputeti të Vetëvendosjes.

Kjo gazetë ka raportuar se vëllai i deputetit Gazmend Gjyshinca, Berati, është arrestuar nga Policia e Kosovës bashkë me dy persona tjerë në mesnatën e datës 8 gusht.

Dhe arsyeja e arrestimit del të jetë mjaft e rëndë. Ai u arrestua pasi bashkë me dy personat tjerë për sulm ndaj zyrtarit policor pasi fillimisht nuk iu bindën për prezantimin e dokumenteve identifikuese.

Veriu.info merr vesh nga burimet e saj brenda Prokurorisë se tre personat e arrestuar janë Berat Gjyshinca, Mentor Zeqiri dhe Albi Mavriqi.

Nacionale ka provuar ta kontaktojë z. Gjyshinca por i njëjti nuk e hapi telefonin.

Për këtë rast ka raportuar edhe Policia e Kosovës.

“Datë 08.08.2023 rreth orës 00:25 kemi marrë informatëj se tek lokali “Morena” është një rrahje në progres. Njësitet policore kanë vazhduar në atë lokacion mirëpo nuk kanë hasur në ndonjë rrahje. Lidhur me informatën tek lokali CTRL “Mentori” një njësi e NJRSH Mitrovica, kishin ndaluar disa persona të cilët kishin qenë duke biseduar me zë të lartë dhe fillimisht kishin dyshuar që të njëjtit mund të jenë të përfshirë ne rrahje, dhe kur njësia nga ta ka kërkuar dokumentet identifikuese të njëjtit kanë refuzuar që t’i prezantojnë dhe të njëjtit nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policor, ky i dyshimti nr.1 ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht zyrtarin policor 11049. Njësitë kanë arrestuar tre të dyshuarit. Zyrtari Policor i lartëcekur ka kërkuar tretman mjekesor dhe i njejti sipas raportit ka të lënduar (thyer) gishtin e unazës së dorës së djathtë. Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve regjionale. Lidhur me rastin është njoftuat prokurori kujdestar dhe në konsultim me të rasti inicohet si më lartë dhe tre të dyshimtëve u caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti i referohet njësisë së hetimeve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *