Arrestohet polici, i bërtiti gruas se kishte blerë pelena të shtrenjta për fëmijët…

Një ngjarje e pazakont ka ndodhur në Greqi. Një polic është arrestuar për shkak se gruaja e tij e ka denoncuar.

Sipas gruas, burri i kishte kërcënuar dhe bërtitur se pse ajo kishte blerë për fëmijët pelena të shtrejta dhe jo atë që ishin me zbritje në market, shkruan Neutral.al.

Gruaja ka sqaruar se bashkëshorti i saj nuk e ka kërcënuar me revolen e shërbimit dhe as nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj, shkruan protothema.gr.

Prokuroria rekomandoi që polici të shpallej i pafajshëm për akuzat e armbajtjes pa leje por fajtor se ka kërcënuar bashkëshorten.

Polici 45 vjeçar u dënua me 10 muaj burg dhe pezullim prej 3 vjetëve nga detyra./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *