Arrestohet personi që dyshohet se goditi me veturë prokuroren në Pejë

Personi që dyshohet se ka goditur me veturë një prokurore të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është arrestuar personi i dyshuar. Ai dyshohet për dy vepra penale. Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti dërgohet në ndalim për 48 orë.”, tha Nikçi për Express.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur para Gjykatës Themelore në Pejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *