Policia në Gjilan ka arrestuar një grua e cila ishte duke u kërkuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
E dyshuara me inicialet F.J ishte e kërkuar e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës zyrtare’’ nga neni 422 i KPRK-së.
“Pas përfundimit të procedurave e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.” – thuhet në njoftimin e Policisë.