Arrestohet njëri nga të dyshuarit për plagosjen e 9 personave në tregun e kafshëve

Në orët e hershme të mëngjesit, nëntë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate dore në Tregun e Kafshëve në Prizren. Tre të dyshuarit janë identifikuar dhe Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tyre. Ndërkohë Prokuroria Themelore në Prizren përmes një komunikate për media ka njoftuar se njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se sot rreth orës 04:50 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në Tregun e Kafshëve në Prizren. Nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshem mjekësor, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe njësitë relevante policore për të hetuar rastin. Lidhur me rastin, tre persona te dyshuar janë identifikuar, njeri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në anën tjetër, pesë të plagosur nga ky rast fillimisht janë dërguar në spitalin e Prizrenit ndërsa më pas janë transferuar në QKUK dhe sipas mjekëve ata kanë plagë në gjoks e fytyrë./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *