Arrestohet një polic i Kosovës, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se ka arrestuar një zyrtar policor, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. 

Siç njofton IPK-ja, i dyshuari ka gradën e rreshterit policor dhe është arrestuar pas pranimit të informacioneve që e ndërlidhin atë me keqpërdorim detyre.

Të dyshuarit, Prokuroi i ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve. 

Njoftimi i plotë i IPK-së:

Komunikatë për media

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prishtinë/Hajvali, 22 maj 2023, 

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor (me gradën e rreshterit policor) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” lidhur me nenin 33 (ndihma).

Hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacionet e para rreth dyshimeve për përfshirjen si të dyshuar për këtë zyrtar policor nga Policia e Kosovës.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *