Një person i dyshuar për zjarrvënien në tetë veturat e qytetarëve serbë në veri të vendit, tashmë ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjti ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndryshe, tetë vetura, shtatë prej të cilave me targa RKS, janë djegur në tri ditët e fundit në veri të fundit.
Policia e Kosovës ka konfirmuar sot djegien edhe të tri veturave të tjera në dy raste të ndara, në Leposaviq.
Dy nga veturat e djegura ishin me targa RKS, ndërkaq flakë mori edhe një veturë me targa të Beogradit.
Përveç këtyre tri veturave, në veri të vendit janë djegur edhe pesë të tjera në interval kohor prej dy ditësh.
Pas djegies fillimisht të dy veturave më 30 mars pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb.