Mbrëmë nga zyrtarët e stacionit policor të Fushë Kosovës , është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Arrestimi është realizuar në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.
Personit të dyshuar: A.J mashkul, 33 vjeç, i janë gjetur dhe sekuestruar:
- një armë zjarri
- një karikatorë dhe
- 18 fishekë.
Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.