Një person ka rënë në prangat e Policisë sot në komunën e Prizrenit, pasi i njëjti është kapur me drogë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari është kapur me sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe pritet që të merren veprime ligjore ndaj tij.