Një 34-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Tiranë.
Ata dyshohet se mbrëmjen e të shtunës janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një punonjës Policie jashtë shërbimit.
Pas kësaj, të dy personat i kanë marrë armën e shërbimit efektivit dhe janë larguar nga vendngjarja.
Sakaq, autoritetet thonë se 34-vjeçari është vetëdorëzuar më pas në Polici, ku dhe ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të Policisë./abcnews.al