Është arrestuar i dyshuari M.K., nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare në Administratën Tatimore të Kosovës.
Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se i dyshuari ka lë lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara.
Policia bënë të ditur se në koordinim me Prokurorin e shtetit janë siguruar dëshmi se personi i dyshuar me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare.
Tutje i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të mbrojtjes dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.