Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Prishtinë, pasi e njëjta në gjendje të dehur kishte sulmuar zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 23:00, transmeton Gazeta Neutral.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim.