Një fotografi e cila është hedhur sot nga balerini Ilir Shaqiri ka befasuar të gjithë.
Ai shfaqet me disa policë, teksa mbishkrimi i tij ishte “Kur vijë me të arrestu dhe ja hudh me 1 foto”.
Por siç duket kjo është një shaka nga ai, pasi vërehet nga pamja që ka hedhur.
Përndryshe, pas fitores së “Big Brother VIP”, balerini i njohur, Ilir Shaqiri është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai siç duket së fundmi po qëndron më shumë në vendlindje se në Itali ku është shpërngulur prej vitesh dhe ka zhvilluar karrierën.
Kujtojmë që balerini prej disa ditësh po përflitet se do të shfaqet në një spektakël vallëzimi në Shqipëri dhe do të jetë pjesë e jurisë.