Policia në Gjilan ka arrestuar të dyshuarin Kosovar E.M., 19 vjeçar i cili në disa faqe të internetit është shfaqur direkt në një video ku ka biseduar me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare.
Madje njëra prej tyre 18 vjeçare, i dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale.
Bëhet fjalë për Erdon Murati, i cili vjen nga Komuna e Gjilanit.
Arrestimi i tij ka ndodhur sot, njoftoi Policia.
Video në fjalë është shpërndarë edhe nëpër rrjete të ndryshme sociale TikTok, youtube etj.
“I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal ,,Degradim i integritetit seksual” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftimin e PK-së.