Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të moshës madhore në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, lidhur me rastin e 11 vjeçares.
Sipas Prokurorisë, personi i arrestuar është i përfshirë në rastin që ka ndodhur në qershor të vitit 2022.
Po ashtu, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.