Arrestohet 81-vjeçarja, kapet me 5 kilogram “mall” në aeroport

Një grua 81-vjeçare daneze u kap me “mall” në aeroportin e Varshavës, në Poloni. 81-vjeçarja po udhëtonte nga Afrika në Kanada, dhe kishte në valixhen e saj “mall” me vlerë mbi 515.000 dollarë, thanë zyrtarët në Poloni të premten. 

Megjithatë, ajo tha se nuk ishte në dijeni se çfatë kishte brenda valixhes. Oficerët e doganave në aeroportin Frederic Chopin vendosën të kontrollonin bagazhin e të moshuarës teksa ajo po kalonte tranzit.

Ata dyshuan për itinerarin e saj dhe sjelljen e çuditshme. Në fund të valixhes që kishte me vete 81-vjeçarja u zbuluan pako me pesë kilogramë “mall”.

Gruaja, që udhëtonte nga Malavi dhe Kenia përmes Dohas dhe Varshavës, mohoi çdo keqbërje dhe tha se anëtarët e familjes i kishin dhënë valixhen.

Ata i kishin thënë se valixhja ishte me dhurata për të afërmit në Kanada, sipas Aleksandra Skrzyniarz, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit në Varshavë.

Ajo u ndalua për tre muaj dhe prokurorët kanë hapur një hetim. Sipas ligjit polak, ajo përballet me 15 vjet për posedim të pal!gjshëm të lëndëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *