Policia e Kosovës ka arritur që t’i arrestojë tre personat e dyshuar për rastin e rrëmbimit të 18-vjeçares që ndodhi mbrëmë në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se njëri nga të arrestuarit dyshohet se muaj më parë e kishte dhunuar 18-vjeçaren, por që kjo nuk është raportuar nga viktima.
“Për veprën penale rrëmbim janë arrestuar H. M., 20 vjeçar dhe G. B. 21 ., vjeçar. Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara, se në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2022, në Mitrovicë, dy të dyshuarit kanë rrëmbyer viktimën femër/kosovare të moshës 18 vjeçare, të cilën me forcë e kanë futur në veturë, me çrast ndaj sajë ishte ushtruar dhunë në forma të ndryshme duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor. Në kuadër të hetimeve të deritanishme hetuesit policor mbështetur në deklaratën shtesë të viktimës kanë arritur të zbulojnë se viktima e rastit të rrëmbimit muaj më parë kishte qenë viktimë e dhunimit nga i dyshuari B .M., 34 vjeçar, vepër kjo që nuk ishte raportuar nga viktima”, tha Zahiti për Sinjalin.
Sipas Zahitit, dy të dyshuarit H. M., dhe , po he G. B. 21., po hetohen për veprën penale Rrëmbim, ndërsa i dyshuari B .M., 34 vjeçar, po hetohet për veprën penale Dhunim.
Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.