Arrestohen edhe dy të tjerë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë arrestuar edhe dy të tjerë të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Ai tha se me shqetësim ka pranuar lajmin për dhunimin e vajzës së mitur nga pesë persona për disa orë me radhë.

Jam i vetëdijshëm për shqetësimin e drejtë të secilit prind e secilës vajzë në vendin tonë. Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër dhe sapo u njoftova se janë arrestuar edhe 2 të tjerë”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, koordinimi i të gjitha organeve kompetente është i domosdoshëm sepse nuk ka asnjë dilemë që dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet të jetë maksimal.

Nuk duhet dhe nuk do të tolerohet asnjë veprim që cënon jetën, integritetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Vendi ynë duhet dhe do të jetë vend i sigurtë për të gjithë, sidomos për vajzat dhe gratë, dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *