Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku dy burra muslimane që dyshohet se i kanë prerë kokën rrobaqepësit
Policia në Indi ka arrestuar dy burra myslimanë që dyshohet se i kanë prerë kokën rrobaqepësit hindu për shkak postimit e tij në mbështetje të komenteve të ish-zyrtarit të partisë në pushtet për Profetin Muhamed.
Aa janë arrestuar në qytetin Udaipur të Indisë në shtetin perëndimor të Rajasthan, pasi dyshohet se i kanë prerë kokën një rrobaqepësi hindu, raporton Al Jazeera.
Shërbimet e internetit në celular dhe tubimet e mëdha mbetën të kufizuara në Udaipur të mërkurën, një ditë pasi dy burrat vranë burrin hindu, Kanhaiya Lal.
Lal u godit disa herë me thikë brenda rrobaqepësisë së tij të martën nga dy burrat që filmuan sulmin. Dyshja akuzuan Lalin për blasfemi në video.
Dy burrat më vonë morën përgjegjësinë për vrasjen në një video tjetër dhe dyshohet se kërcënuan të vrisnin kryeministrin Narendra Modi në të njëjtën mënyrë.