Gjykata në Tiranë ka lënë në burg 27-vjeçarin Kristian Fusha.
Ky i fundit akuzohet se ka vjedhur dy kasaforta në shtëpinë e kunatës, motrës së të fejuarës.
Pas vendimit të gjykatës, bëhet e ditur se e fejuara e të arrestuarit Fusha, shtetasja Samanta Prelë Vitaj 17 vjeç i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.
Fusha dhe shoku i tij grabitën dy kasaforta në një shtëpi te Ali Demi, që është pronë e motrës të së fejuarës së 27-vjeçarit nga Malësia e Madhe shtetases Eva Vitaj.
Brenda kasafortave kishte 2 milionë lekë të vjetra dhe dokumente të ndryshme.
Fusha u shpreh se i vodhi paratë pasi do të bëhej operacion, ndërsa dokumentet që kishte gjetur brenda kasafortave i kishte hedhur në Shkodër.