Armina Mevlani shkëlqeu në dasëm me veshje popullore shqiptare

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha mbrëmë (e diel) i kanë dhënë fund beqarisë.

Dyshja, të cilët janë bashkë për më shumë se një dekadë, kurorëzuan dashurinë me një dasmë tradicionale në Shqipëri.

Në një nga momentet e dasmës me mbi 300 të ftuar, ajo u shfaq me veshje popullore shqiptare.

Bukuroshja e njohur krijoi një atmosferë të mrekullueshme duke kërcyer Vallen e Tropojës.

Të ftuarit kanë përfshirë yje të fushave të ndryshme nga Kosova e Shqipëria dhe jo vetëm.

Ajo ka nisur dasmën ashtu siç kishte zbuluar me një fustan të bardhë të krijuar nga Vivienne Westwood.

Nusja gjithashtu ka veshur edhe dy krijime shqiptare nga Festim Isufi dhe kreatori Valdrin Sahiti.

Festa nisi në orën 17:00 me koktej dhe u mbajt në një agro-turizëm në Shijak.

https://www.instagram.com/reel/Ci8ghqdgNX4/?utm_source=ig_embed&ig_rid=90931869-ccaf-4e22-a54d-7e655103a3a6

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *