Armend Muja i bën nervozë të gjithë kosovarët me deklaratën e fundit…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Armend Muja, gjatë një interviste për emisionin “Parballje” të Telegrafi.com, ka deklaruar se nxjerrja e parave nga Trusti do të përbënte një precedent të rrezikshëm.

Sipas Mujës, tërheqja e këtyre parave do të shkatërronte sistemin pensional të Kosovës dhe LVV nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Trustit.

“Nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit. Këtë qëndrim e kemi marrë në vitin 2020 edhe kur ka qenë tërheqja e parë edhe e dyta, pikërisht me këto arsyetime, se në rast se krijohet mundësia, hapet dritarja që të tërhiqet një herë ajo, krijohet një precedent i rrezikshëm, i cili në tërësi e shkatërron skemën pensionale të Kosovës”, ka thënë Muja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *