Arjan Konomi flet për gjendjen e tij shëndetësore, tregon se a i ka shpëtuar krahu…

Opinionisti i njohur, Arjan Konomi përmes një videoje ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore.

Konomi iu nënshtrua një operimi në krah dy ditë më parë në Jordani, shkruan Neutral.al.

Në një video të publikuar në profilin e tij në TikTok, opinionisti lajmëron ndjekësit se po rikthehet në Shqipëri pasi i është dashur të ndërpresë udhëtimin e tij për shkak të aksidentit që i ndodhi. Sa i përket gjendjes së tij shëndetësore, Arjani shprehu se tani është më mirë dhe shpreson të mos ketë komplikacione të mëtejshme.

“Jam në aeroportin e Amanit, ka ardhur momenti për t’u kthyer në shtëpi. Mezi e kisha pritur këtë javën e fundit këtë moment, këtë javën e fundit që kam qëndruar 5 ditë në spital dhe pastaj në hotel në një gjendje të vështirë pas aksidentit që më ndodhi. Edhe që më detyroi të ndërpres udhëtimin që kisha ndërmend ta vazhdoja edhe në vend të tjera. Tani shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, krahun e kam mirë dhe shpresoj që të mos kem probleme dhe komplikime gjatë fluturimit”-shprehet Arjan Konomi gjatë videos./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *