Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka publikuar një video ku tregon për, siç thotë ai, kontradiktat e kryeministrit Albin Kurti, për ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën e Preshevës.
Në këtë video, Arifi ka shpjeguar procesin për ndarjen e dy milionë eurove duke thënë se pas shkarkimit të ish-kryetares, Ardita Sinani, ka ndryshuar qasja e Kurtit për këtë fond.
Ai ka thënë se Kurti nuk është përgjigjur në pyetjet e shkresat që kanë dërguar në adresë të tij.
“Kontradiktat e kryeministrit Kurti në lidhje me vendimet për fondin 2 milion euro, dedikuar Luginës së Preshevës!”, ka shkruar Arifi në mbishkrim të videos.
Ai thotë se këto para kanë përfunduar në xhepat e Ardita Sinanit, Shaip Kamberit dhe të Liburn Aliut.
Video e plotë: