Arifi: Ka kaluar koha e parimeve, qeveria ta bëjë draftin e Asociacionit ose e bën dikush tjetër

Ish-shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po e merr pronësinë e negociatave me Serbinë, por po pret se çfarë po thonë ndërmjetësuesit.

Ai ka thënë se nuk e kupton qartë qëllimin e qeverisë.

“Kosova më shumë është t’u pritë prej Lajçakut, se çka është duke ndodhë, dhe me marrë ndonjë qëndrim. Nuk ka pronësi të procesit”, tha ai në emisionin Pressing të T7.

“Nuk e di çka po do qeveria e Kosovës”, shtoi ai.Duke folur për qëndrimet opozitare të VV-së, e cila ka tani Qeverinë, Arifi ka thënë se ka kaluar ‘koha e parimeve’.“Ka kaluar koha e parimeve, koha është për draftin e Asociacionit. Ose ke me bo, ose ka me bo dikush tjetër. Nuk mundesh me mbajtë qëndrimet e mëparshme dhe të thuash Asociacioni është vetëmenaxhim”, ka thënë Arifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *