Arbana reagon pas deklartës së Luizit : Nuk e bën një vajzë me turp fakti që…

Arbana Osmani ka reaguar me një postim në llogarinë e saj në Instagram pas debatit të mbrëmjes së djeshme ku në fokus kryesor ishte deklarata e Luizit për Efin dhe faktin që ajo ka marrë pjesë në një program si “Përputhen”.

Përmes një story, Arbana shkruan se do të reagojë gjithmonë kundër linçimit që i bëhet vajzave e që nuk ka asgjë për “turp” të marrësh pjesë në një program televiziv.

Çdo vajzë që merr pjesë në një reality show si “Big Brother” apo “Përputhen” ka një linçim publik 10 fish më të madh se një djalë. Dhe këtë po e diskutoja dhe dje me Kiarën ku më erdhi shumë keq kur më tha se moment që më ka bërë më tepër të vuaj ishte kur mësova se vëllait tim i dërgonin mesazhe të tipit “shikoje motrën tënde çfarë bën poshtë jorganit”.

Nuk e bën një vajzë me “turp” fakti që vendos të marrë pjesë në një program televiziv dhe të ndajë historinë e saj të dashurisë me publikun. Askush nuk ka të drejë të mërzisë as vëllain e Efit dhe as atë të Kiarës e të asnjë vajze tjetër të këtij vendi duke predikuar moral.

Efi, Kiara, Dea, Olta etj janë të gjitha vajza e gra që prej muajsh po linçohen masivisht online vetëm sepse në momente të caktuara kanë zgjedhur të jetojnë Big Brotherin e tyre si duan ato. Linçimi jashtë është mëse i tepërt. Aq sa kur më i vogli vjen brenda shtëpisë, mua si grua, më bën të reagoj.

Dhe do ta bëj gjithmonë”, shkruan Arbana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *