Arabia Saudite do të ndryshojë ligjet e martesës për shkak të Ronaldos dhe Georginas

Cristiano Ronaldo ka nisur tashmë një aventurë të re në karrierën e tij.

Ylli portugez ditë më parë iu bashkua klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr.

Megjithatë, disa probleme u shfaqen që në start të jetës së re të Ronaldos në këtë shtet, por jashtë fushës së lojës.

Sipas ligjeve në Arabinë Saudite, nuk lejohet bashkëjetesa mes dy personave të cilët nuk janë të martuar.

Dhe, Ronaldo me partneren e tij, Georgina Rodriguez, nuk kanë vënë kurorë edhe pse kanë krijuar familje së bashku.

Por, bazuar në raportimet e “EFE”, tani ka sinjale pozitive në këtë drejtim.

Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve, Arabia Saudite është e vendosur të ndryshojë ligjet e martesës për të lejuar çiftin të jetojnë me njëri-tjetrin.

Ronaldo me Georginan kanë dy fëmijë së bashku, Bella dhe Alana.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka edhe tre fëmijë të tjerë – Cristiano Jr, Eva dhe Mateo. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *