Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë dënuar me nga katër vjet e tre muaj burgim nga Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Kryetarja e trupit gjykues të Apelit e shpalli aktgjykimin dhe tha se ndaj Gucatit e Haradinajt mbetet në fuqi edhe dënimi me gjobë prej 100 eurosh.
Më 18 maj 2022, Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim në shkallë të parë.
Ish-krerët e OVL-UÇK-së e shpallën fajtorë se kishin shpërndarë për gazetarët dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, pasi ato silleshin në zyrat e kësaj organizate në vitin 2020.