Këngëtarja e njohur Big Mama, në emisionin “Zemër Luana”, e kishte quajtur Antonela Berishën leckë.
Për këto komente të saj, ka reaguar Antonela në Instagram.
Ajo ka dhënë tri leksione, në lidhje me komentet e Big Mamës.
“E keni parasysh kohën kur jeni në gjimnaz që është cool të pish duhan, të lësh mësimin dhe të sjellësh si loqë por të sillesh në të njëjtën mënyrë kur kalon të 30-at të bën automatikisht tio “varilesh-si” dhe të vonuari në jetë? Kështu edhe kur je vajzë të flasësh keq për vajzat e tjera/t’i tallesh, t’i lencosh/ apo të kesh përplasje direkte me ato vebale ose fizike të jep vëmendje dhe popullaritet kur je në atë fazë të jetës kur sapo të kanë ardhë periodat, ama kur je në post-menopauzë dhe ke të njëjtën sjellje…ka diçka më serioze”, ka shkruar Antonela.
Tutje, ajo ka përmendur edhe “Top Festin” e 2005-të ku sipas saj është viti i vetëm ku Big Mama njihet.
Konfliktet e tyre filluan qysh nga përballja e tyre në “Big Brother VIP.