Anjeza Shahini reagon për herë të parë pas lajmit se është ndarë nga bashkëshorti!

Një prej lajmeve që ka tërhequr jo pak vëmendjen në mediat rozë ditët e fundit është ai për Anjeza Shahinin dhe ndarjen e saj nga bashkëshorti. Kujtojmë se këngëtarja e njohur është e martuar me diplomatin anglez, Paul Edward Conolly prej vitit 2015 dhe janë prindër të një vajze, Victoria Kelis, teksa burime për mediat kanë konfirmuar se ata i kanë dhënë fund martesës së tyre, duke mos i bërë me dije shkaqet. Megjithatë këngëtarja ka zgjedhur të reagojë vetë pas këtyre raportimeve, duke sqaruar njëherë e mirë si qëndron e vërteta, ndërsa i mohon thashethemet, duke dënuar ashpër shpërndarjen e lajmit të rremë që “dëmton imazhin e saj publik” dhe sigurisht “lëndon familjen e saj”. 

“Keni të ‘drejtën’ tuaj për të kërkuar falje publike për lajmin e gënjeshtërt, dëm-prurës ndaj imazhit tim publik, lajm i krijuar nga imagjinata juaj djallëzore. Kërkoj të fshini shpikjen tuaj nga websitet dhe rrjetet sociale e shëmtuara që menaxhoni, dhe të përgënjeshtroni urgjentisht konkluzionin tuaj rreth statusit tim familjar! Edhe për ju kjo ishte shumë e ulet. Të keni turp që lëndoni një familje, dëmtoni imazhin e një vajze të rritur para syve të publikut shqiptar”, – shkruan Shahini në një postimi të saj, ndërsa në një tjetër deklaratë në rrjetet sociale, ndër të tjera shprehet:

“Problemi nuk qëndron thjesht tek thashethemi i momentit, por tek gënjeshtra që mbetet në arkivë dhe këtë askush nuk duhet ta tolerojë. Sigurisht që unë do mundohem t’i shkoj deri në fund, por juve nuk do ua lodh kokën me detaje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *