Angelina nxjerr fotot e të nxirave nga pērleshja me Brad Pitt në 2016-tën sipas saj

Janë zbuluar disa të nxira që aktorja Angelina Jolie ka pësuar gjatë pērleshjes që ka pasur me ish-bashkëshortin e saj Brad Pitt gjatë fluturimit të tyre me avionin privat në vitin 2016. Aktorja fituese e çmimit “Oscar”, dërgoi disa foto në FBI që tregonin të nxirat që ajo kishte nëpër duar dhe brryla si pjesë e një hetimi për ‘dhu!nën verbale dhe fizike’ të çiftit ndërsa ishte në bordin e një aeroplani privat nga Franca në Los Angeles më 14 shtator 2016, raporton Daily Mail.

Gjatë këtij fluturimi aktorja pretendon se Pitt e kishte çuar në tualet në pjesën e pasme të aeroplanit, i kapi shpatullat dhe e tundte duke i bërtitur rreth familjes, ka zbuluar raporti i FBI-së. Pitt mohon të gjitha pretendimet e ish-gruas së tij. Kjo ka ndodhur pasi një nga fëmijët e ish-çiftit e kishte quajtur babanë e tyre “pr***” teksa ata qëndronin jashtë derës së tualetit, Jolie dyshohet se u përpoq ta sul!monte Pitt nga pas për ta frenuar pasi ajo thotë se ai dukej “sikur do kapte një nga fëmijët e mitur”.

Jolie pretendon se teksa Pitt ishte në një gjendje agr3sive, ai e tërhoqi trupin e tij mbrapa, duke bërë që Jolie të përplaset në karriget pas tyre, sipas dokumenteve të FBI-së të cilat ende nuk janë publikuar publikisht, por janë marrë nga disa media. 

Imazhet bardh e zi, të cilat janë përfshirë në raportin e FBI-së, tregojnë mavijosje në dorën dhe bërrylin e Jolie. Në fillim të këtij muaji, Jolie ishte emëruar si “Jane Doe” anonime, e cila kishte paditur FBI-në dhe kishte kërkuar publikimin e dokumenteve pasi një hetim për Pitt u mbyll. Padia synon që FBI të lëshojë informacione në lidhje me hetimin.

Në raportin e tij përfundimtar mbi hetimin, Departamenti i Shërbimeve për Fëmijë dhe Familje të Qarkut të Los Anxhelosit arriti në përfundimin se Pitt, nuk ka abu!zuar fizikisht me asnjë nga fëmijët e tij. Pitt u pastrua gjithashtu nga FBI nga çdo gjë. 

Jolie tha se kishte pasur ‘tension’ mes saj dhe ish-bashkëshortit të saj, duke shtuar se veprimet e Pitt në avionin privat në vitin 2016 e kishin bërë atë të ndihej ‘si një peng’ në bord, zbulon më tej raporti i FBI-së. Gjatë gjithë fluturimit, Pitt po sillej gjithashtu si ‘keq’, sipas Jolie, pasi ankohej pa pushim dhe u bërtiste fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *