Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Artani, është mjaft aktiv nëpër rrjete sociale ku i mban aktiv ndjekësit e tij me fotografi e video nga jeta e tij e përditshme.
Së fundmi, Andi ka qenë i ftuar në një intervistë në emisionin “Mirage”, ku në rubrikën “Kë zgjedh?” në mes moderatores, Bora Zemani dhe këngëtares kosovare, Beatrix Ramosaj, ai e zgjodhi këtë të fundit duke u përgjigjur kështu:
“Beatrixa, njëfarë lloj simpatie e kom për to edhe plus e kom të rrafshit të Dukagjinit”.
Lidhur me këtë deklaratë shumë ndjekës të dyshes kanë komentuar e aluduar se mes tyre mund të këtë diçka, teksa së fundmi këngëtarja kosovare i ka bërë një koment në fotografinë e fundit Andit ngjashëm me deklaratën e tij për të.
“I Dukagjinit mo”, ka komentuar Trixa.