Opinionisti i njohur kosovar, Nexhmedin Spahiu është zhgënjyer nga Qeveria e Kosovës për shtyrjen e vendimit të reciprocitetit për targa dhe dokumentet e identifikimit me Serbinë.
Sipas Spahiut ky është poshtrimi i dytë që po i bëhet Kosovës, shkruan Neutral.al
Spahiu thotë se i pari ka qenë në kohën e kur kryeministër ishte Hashim Thaçi.
Më tej, Spahiu thotë se shtyrja e vendimit është poshtërim më i madh pasi po ndodh shumë vite pas pavarësisë dhe se është hera e dytë që amerikanët nxjerrin qeverinë nga siç shkruan ai ‘qenefi’.
Shkrimi i plotë i tij:
Zbythja nga reciprociteti është poshtërimi I dytë dhe më I madhi që një kryeministër ia ka ba Kosovës. Poshtërimin e parë shtetit të Kosovës ia ka bërë Hashim Thaçi kur u vra Enver Zymberi ndërsa ky është I dyti. Është më I madh sepse ndodhi më shumë vite pas pavarësisë kur institucionet është dashtë të jenë më të konsoliduara. Hera e dytë që amerikanët e nxjerrin qeverinë e Kosovës nga qenefi ku ka rënë me sy në ballë. Herën e parë e bëri amb. Chris Dell, ndërsa tani amb. Hovenier. Kur nuk ke kaqik me I shku deri në fund mos iu fut asaj pune fare.