Ambasadorët e QUINT’it shkojnë te Kurti, s’dihen arsyet e takimit

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë e Italisë kanë shkuar sot për takim me Kryeministrin Albin Kurti. 

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Megjithatë, ai s’dha më shumë detaje për temat që po diskutohen në këtë takim.

Takimi ndodh pas reagimit të Zyrës së BE-së në Prishtinë rreth vendimit preliminar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës për interes publik në Leposaviq dhe Zubin Potok.

“BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës që t’i përmbahen rreptësishtë procedurave ligjore në shpronësimin e pronës së paluajtshme, të bëjnë të pamundurën për të siguruar që të ndiqet procesi i rregullt dhe se të drejtat pronësore të pronarëve të prekur dhe mbajtësve të interesit respektohen plotësisht”, u tha në reagimin e BE’së.

Një ditë më parë Kurti priti në zyrën e tij emisarin e BE’së, Miroslav Lajçak, i cili erdhi në Prishtinë për të diskutuar hapat e mëtejshëm në dialog, si dhe shqetësimet e tij për situatën e sigurisë në veri të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *