Albin Kurti takon nënën e dëshmorëve, Ferdonije Qerkezin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar nënën e katër dëshmorëve Ferdonije Qerkezi, të cilës forcat serbe ja vranë edhe bashkëshortin.

Këtë e bëri të ditur vetë Kurti, ku ndau disa fotografi në profilin e tij zyrtar në facebook.

“Në shtëpinë-muze të familjes Qerkezi, na priti Nëna Ferdonije. Me forcën e dashurisë së nënës, ajo qëndron bashkë me dhembjen që nuk zvogëlohet”. – Shkruan Kurti.

Ndër të tjerash Kurti thotë se bënë edhe homozhe në Dardaninë e Pejës ku serbët masakruan 40 civil shqiptarë.

/Neutral/

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *