Albani ia “thërret” trenjakë Dafinës, publikohen mesazhet qesharake të shkëmbyera mes dy artistëve

Dafina Zeqiri ka gati tre bashkëpunime interesante që do të publikohen gjatë kësaj vere.

Një me Getoar Selimin, një me Klajdi dhe Brunon dhe një me Alban Skënderaj.

Me këtë të fundit duket se gjërat janë drejt finalizimit.

Dafina ka zbuluar një bisedë interesante me Albanin.

“Tani u trashëgofsh me një cikë inshaAllah. Të kam thënë do bësh trenjak, të tre yje”, shprehet ai teksa merr aminin e këngëtares për këtë dëshirë të saj.

Me doza humori, këtë urim, Dafina e ka lidhur me projektin.

Fore e ka. Veq don me më jep presion për me qitë projektin bashkë me mu sa më shpejt”, shprehet Dafina teksa Albani është shfaqur i bindur që siç thotë këngëtarja, ky duet do të jetë hiti i verës 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *