Në darkën e të nominuarve të Big Brother Vip Kosova, ashtu edhe siç pritej, janë bërë pyetje ndaj Albës, për raporton e saj me Azemin, i cili ia ka shprehur tashmë ndjenjat.
Alba ka bërë deklaratën e papritur, duke thënë se ajo nuk ndjen asgjë për Azemin.
Nuk ndij kurrgjë për Azemin, për momentin. Unë për veti nuk nihem ashtu. Kam pasur pëlqim në fillim për të, qysh se ka hi këtu. Unë kam thënë, më ka pëlqy për pamje, normal se është shumë i mirë me u pa. Edhe për personalitet, mu ka duk djalë shumë serioz, por sa më shumë që e kam njoftë, e kam pa që nashta nuk është i përshtatshëm për mu – edhe për pjesën e jetesës.“ – tha Alba.