Eksperti i arsimit Jonuz Salihaj ka folur rreth dhunës në shkolla duke alarmuar se ka nxënës që merren me haraç.
Ai tha se janë fëmijët e mirë kërcënohen edhe me thika nëse nuk ia sjellin nga pesë euro.
“Fëmijët më të mirë, më të dëgjueshëm, shantazhohen duke u thënë: Ti çdo ditë ke me m’i sjell mua nga 5 euro, nëse nuk m’i sjell të pret thika“, tha Salihaj në “Kallxo Përnime”.
Sipas tij haraçi është jashtëzakonisht i përhapur në shkolla.
Sipas hulumtimeve tona, shkollat te na ndikon për shëndetin e fëmijës 17-18%. Ambienti, familja kanë ndikim substancial. Ai fëmijë që është edukuar në suaza të dhunës, ai e shpërfaq dhunën te shokët e vet. Dukuria e haraçit është jashtëzakonisht e përhapur në shkolla“, tha ai.