Akuzohet për sulme seksuale, merret vendimi për lojtarin e Man City

Gjykata e Chesterit ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me Benjamin Mendy. Mbrojtësi i majtë francez, i cili u transferua në vitin 2017 nga Monaco te Manchester City për 58 milionë euro, u akuzua si “grabitqar seksual”.

28-vjeçari “persekutonte gratë për të bërë seks”, duke i mbyllur viktimat e tij në dhomat e panikut në rezidencën e tij luksoze. Mendy ka dalë i pafajshëm në lidhje me shtatë akuzat për sulme seksuale, lajm i dhënë nga Manchester City.

Në një komunikatë zyrtare, kampionët e Anglisë shkruajnë: “Ju njoftojmë për vendimin e gjykatës së Chesterit që ka shpallur Mendy të pafajshëm për shtatë akuzat seksuale.

Gjykata e kishte te pamundur te merrte vendim për dy akuza (përdhunim dhe tentativë përdhunimi). Gjyqi ka përfunduar. Duke qenë se ka çështje të hapura lidhur me këtë rast, klubi nuk është në gjendje të japë komente për momentin”.

Ankesat, të paraqitura nga pesë gra të ndryshme, kanë lidhje me ngjarje të ndodhura midis viteve 2018 dhe 2021. Prokurorët do të kërkojnë një gjykim të ri, i cili do të zhvillohet më 26 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *