Jon Raci njihet për aktivitetin e tij si aktor pasiqë ka realizuar role të rëndësishme në shumë projekte ndërkombëtare.
Mirëpo, përpos karrierës si aktor Joni shpeshherë edhe përmes rrjeteve sociale i ka kushtuar rëndësi shëndetit mendor.
E nga rëndësia e saj, duket se Joni ka menduar që të marrë një hap përtej saj, duke hapur zyrtarisht edhe qendrën e shëndetit mendor që i dedikohet burrave, “Men Mental Health”.
E kjo inciativë do të prek të gjithë meshkujt shqiptarë pasiqë do të jetë e shtrirë në Kosovë e Shqipëri.
Hapja e saj do të bëhet fillimisht me 19 tetor në Kosovë, e më pas me 15 janar në Tiranë.
Kjo inciativë padyshim se do jetë një adresë që do i shërbej të gjithëve sa i përket këshillimit me problemet e shëndetit mendor./Neutral