Aktori i njohur tregon tatuazhin e ri në anën e majtë të kokës, duket kaq…

Aktori i njohur, Jason Momoa të mërkurën (14 shtator) tregoi një tatuazh të ri që bëri në anën e majtë të kokës.

Ylli i “Aquaman”, 43 vjeç, publikoi një video në Instagram teksa përgatitej të hipte në një avion ndërsa mbante një kapelë në kokë, bluz të bardhë dhe pantallona gri.

“Hawaiian Airlines – krenare që jam nga Hawai, krenare që udhëtoj me Hawaiian Airlines, pjesa më e mirë është se më në fund shkon përsëri në Zelandën e Re. Kanë kaluar si dy vjet që nuk kanë mundur të largohen për shkak të COVID-19”, ka shkruar aktori në mbishkrim.

Tutje në video, aktori vazhdoj të tregonte tatuazhin e ri që kishte realizuar në njërën pjesë të kokës.

“Hawai të dua për këtë dhe kam diçka të veçantë për ty”, tha aktori dhe në këtë moment ai hoqi kapelën e tij për të treguar një tatuazh që kishte bërë në anën e majtë të kokës.

“Po vjen shefi i luftës, zemër”, tha Momoa, pasi tregoi tatuazhin e ri.

“Ai bëri tatuazh kokën dhe qafën. Është një pjesë e madhe, është e lidhur me rrënjët dhe kulturën e tij Hawaiane”, tha një përfaqësues i aktorit për “Just Jared”.

Aktori i “Dune” në fillim të këtij muaji preu një sasi të konsiderueshme flokësh për të rritur ndërgjegjësimin kundër plastikës njëpërdorimëshe., transmeton Telegrafi.

“Po i rruaj flokët, po e bëj për shkak të plastikës njëpërdorimëshe – jam lodhur nga këto shishe plastike, duhet të ndalojmë. Pirunët e plastikës, gjithë ato gjëra” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *